Në orët e para të ditës së sotme një person u gjet i pajetë mbi trotuar në lagjen numër 4 në qytetin e Sarandës.
Policia jep detajet e para zyrtare dhe sqaron se kemi të bëjmë me 61-vjeçarin Leonard Qesari, i cili njihet edhe si një ish-futbollist i Butrintit. Me këtë skuadër ai ka luajtur në vitet 1970-1985.
Ndërkohë, sipas versionit zyrtar të policisë, Qesari ka humbur jetën pasi ka rënë nga shkallët e katit të gjashtë të pallatit ku banonte.
“Më datë 15.01.2018, rreth orës 05:25, në lagjen ”Nr.4”, mbi trotuar është gjetur i pajetë dhe me dëmtime në kokë e pjesë të trupit, shtetasi Leonard Qesari., 61 vjeç, banues në lagjen Nr.4, Sarandë. Nga verifikimi paraprak dhe kqyrja që u është bërë kamerave ka rezultuar se shtetasi ka rënë nga shkallët e katit të gjashtë në hyrjen e pallatit ku banon dhe pasi ka rënë është munduar të ngrihet e të ecë ku më pas ka ndëruar jetë mbi trotuar. Nga veprimet e para hetimore të kryera dyshohet se shtetasi ka qënë nën efektin e pijeve alkoolike. Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes”, sqaron policia.