Një shqiptar 59-vjeç është gjetur i pajetë në provincën e Ternit, Itali.
Bëhet me dije se shqiptari ishte i goditur me thikë midis barkut e gjoksit. Mediat italiane raportojnë se disa dëshmitarë janë shprehu se viktima e kishte ende të ngulur në trup thikën që i mori jetën.
Ka qënë pikërisht ky fakt që ka bërë që policia të hetojë edhe mbi pistën e vetëvrasjes.
Dyshohet se shqiptari mund të ketë vrarë veten pasi kohët e fundit kishte zbuluar se vuante nga një sëmundje e rëndë.
Karabinierët në Attigliano po punonjë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.