U gjobit me 10 mln lekë, pronari i Strip Club-it nuk vë mend dhe e hap prapë, por e pëson më keq: Policia ia mbyll për 1 vit (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 16:15 21-07-2020 U gjobit me 10 mln lekë, pronari i Strip Club-it nuk vë mend dhe e hap prapë, por e pëson më keq: Policia ia mbyll për 1 vit (VIDEO) Lokali i mbyllur

Një pronar lokali nate 'Strip Club' e ka pësuar keq pasi policia ia ka mbyllur aktivitetin për një periudhë 1-vjeçare.

Kjo pasi ishte e disata herë që lokali hapej dhe organizohej muzikë live në kundërshtim me ligjin.

Më parë të njejtit subjekt i ishte vendosur 1 milionë lekë të reja gjobë, por mesa duket drejtuesi i tij nuk vuri mend dhe e hapi sërish.

Njoftimi i policisë

Fier

Vijojnë kontrollet nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në subjektet që ushtrojnë aktivitetin në kundërshtim me Aktin Normativ.

Organizoi në mënyrë të përsëritur aktivitet me muzikë në një lokal nate, në kundërshtim me Aktin Normativ dhe urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë, Policia i pezullon aktivitetin për një periudhë 1-vjeçare.

Në vijim të kontrolleve për parandalimin e përhapjes së COVID-19, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3 datë 15.03.2020 dhe Aktit Normativ Nr. 30 datë 20.07.2020,  Neni 1 pika 7/1 për "Mosrespektim të detyrimit të mbylljes së klubeve të natës, diskove, lounge bareve dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre në mjedise të mbyllura ose të hapura nga subjektet", shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë konstatuar mbrëmjen e djeshme një subjekt night club me muzikë që ushtronte aktivitetin në mënyrë të kundërligjshme.

Në përfundim të veprimeve të para u mor masa për mbylljen e këtij aktiviteti, për një periudhë 1-vjeçare. (Më parë subjektit në fjalë i është vendosur gjoba 1.000.000 lekë).

Policia e Fierit apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011258125305176
array(1) { ["section"]=> string(119) "u-gjobit-me-10-mln-leke-pronari-i-stript-club-it-nuk-ve-mend-dhe-e-peson-me-keq-policia-ia-mbyll-per-1-vit-video-214511" }