U gjobit pasi mori pjesë në ditëlindjen e Bes Kallakut, reagon për herë të parë Arbana Osmani

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 16:30 24-11-2020 U gjobit pasi mori pjesë në ditëlindjen e Bes Kallakut, reagon për herë të parë Arbana Osmani

Policia gjobiti të gjithë të pranishmit në ditëlindjen e aktorit të humorit Bes Kallaku, ku ishin të ftuar30 persona.

Mes të ftuarve kanë qenë presidenti Ilir Meta, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi dhe artistë si këngëtarët Bruno dhe Klajdi Haruni, Olsi Bylyku etj,

E ftuar ka qenë edhe moderatorja Arbana Osmani dhe partneri i saj, regjisori Eduart Grishaj.

Pas publikimit të lajmit, ka pasur nga ata persona që kanë komentuar në profilin e moderatores Arbana Osmani, duke e kritikuar.

 “Je nga të vetmet gazetare që të ndjek që nga kohët e top radio e deri sot, por në momentin kur si person publik u thua njerëzve ‘kini kujdes’ dhe në krahun tjetër shfaqesh në party me 30 njerëz a më shumë, sikur del kundra atyre që keni thënë”, shkruan një komentuese në foton e fundit të moderatores.

“Faleminderit, polemikat e kota ua kemi lënë portaleve me kohë. Përqafime!”, ia kthen Arbana.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 'Leku letër' për Agnesa Vuthajn shpenzoi sa qimet e kokës për një veshje (SHIFRAT MARRAMENDËSE)
»
Article Logic
Execution time: 0.012109994888306
array(1) { ["section"]=> string(99) "u-gjobit-pasi-mori-pjese-ne-ditelindjen-e-bes-kallakut-reagon-per-here-te-pare-arbana-osmani-228961" }