U godit rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit, flasin sizmiologët: Në Durrës nuk duhet të ndërtohen objekte të larta

Publikuar tek: aktualitet, më 16:48 09-06-2020 U godit rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit, flasin sizmiologët: Në Durrës nuk duhet të ndërtohen objekte të larta durresi i fotografuar nga lart

Durrësi ishte një nga qytetet më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit të viti të kaluar, ku humbën jetën 51 persona dhe u lënduan qindra të tjerë, ndërkohë që mijëra njerëz mbetën pa shtëpi.

Një studim i Institutit të Gjeofizikës dhe Sizmiologjisë në Selanik së bashku me atë të Institutit të Gjeoshkencës në Tiranë ka dalë në konkluzionin se në Durrës nuk duhet të ndërtohen objekte të larta.

Kreu i Departamentit të Sizmiologjisë, Rexhep Koçi thotë se konkluzionet dolën pas tërmetit të 26 Nëntorit.

“Kemi bërë një mikrozonim për qytetin e Durrësit, meqenëse është qyteti më i madh i prekur nga tërmeti i 26 Nëntorit, që është përfunduar dhe ka rezultuar që periodat e studiuara të truallit mbështesin idenë që në Durrës nuk duhet të ngrihen objekte të larta. Pothuajse një pjesë e mirë e Durrësit. Kjo shërben shumë për atë fushë që kemi përpara për rindërtimin e Durrësit, por nuk e dimë se sa autoritetet do e marrin në konsideratë”, tha Rexhep Koçi për Tv Klan.

“Këto tërmete janë në zonën që ka qenë aktive që në 26 Nëntor, janë tërmete që janë në atë vazhdën e asaj periudhe që ne e kemi quajtur post-tërmeti, të cilat herë pas here kanë njëfarë rritje, fashiten, qëndrojnë, riaktivizohen”, shtoi ai.

Stacionet e vendosura nga ekspertët gjermanë tregojnë se në zonën e Durrësit ka një aktivitet të shtuar sizmik.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tirana nesër pa drita, ja oraret dhe zonat që do të kenë mungesë energjie
FILOLOGJIKU shtyn pagesën e TARIFËS së STUDIMIT deri në shtator, por kush mbaron MASTERIN duhet ta paguajë në... (URDHRI) »
Article Logic
Execution time: 0.01144003868103
array(1) { ["section"]=> string(115) "u-godit-rende-nga-termeti-i-26-nentorit-flasin-sizmiologet-ne-durres-nuk-duhet-te-ndertohen-objekte-te-larta-209679" }