U hakmorrën shpejt ndaj vajzës së Azem Hajdarit, PD me dy standarte, nuk përjashton këtë DEPUTET që hyri në Kuvend

Publikuar tek: politike, më 12:49 15-03-2019 U hakmorrën shpejt ndaj vajzës së Azem Hajdarit, PD me dy standarte, nuk përjashton këtë DEPUTET që hyri në Kuvend Alban Zeneli, deputeti i ri i Kukesi

Partia Demokratike mesa duket po vepron me dy standarte ndaj atyre të cilët vendosën mos t’i binden vendimit unanim për të mos hyrë në Kuvend.

Alban Zeneli, nga lista e PD-së së Kukësit, vendosi të pranojë mandatin e deputetit, shkruan newsbomb.al.

Por ndërsa në rastin e Myslym Murrizit apo vajzës së Azem Hajdarit, Rudina Hajdari, PD veproi menjëherë duke i përjashtuar nga partia, nuk ka vepruar njësoj me Zenelin.

Alban Zeneli nuk është përjashtuar nga Partia Demokratike. Kujtojmë se në Kongresin e Fundit, Zeneli ishte në listën e Bashës si kandidat për Këshillin Kombëtar edhe pse nuk rezultoi fitues.

Megjithatë, kandidimi mjafton për të kuptuar që deputeti i ri i Kukësit ishte një nga të preferuarit e Bashës.

Nga ana e PD nuk ka asnjë shpjegim zyrtar se pse është lënë nën hije vendimi për Zenelin në një kohë që për Rudina Hajdarin e Myslym Murrizin është vepruar me shpejtësi. / newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021116018295288
array(1) { ["section"]=> string(119) "u-hakmorren-shpejt-ndaj-vajzes-se-azem-hajdarit-pd-me-dy-standarte-nuk-perjashton-kete-deputet-qe-hyri-ne-kuvend-156525" }