U hodh “lek i çmendur” në dasmë, dhëndri qenka nipi i FLAMUR NOKËS (VIDEO- Si e ‘djeg’ kuksiani)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 18:01 31-08-2019 U hodh “lek i çmendur” në dasmë, dhëndri qenka nipi i FLAMUR NOKËS (VIDEO- Si e ‘djeg’ kuksiani)

Ditën e sotme u bë virale videoja e një dasme në Kukës ku hidhej “lek i çmendur”.

Dasmën e ndezën tre këngëtarët Arif Dushaj, Perlat Sheqeri, Arben Gjeloshi por gjithsesi ishte e pamundur që sytë mos shkonin te gjithë ato lekë që hidheshin në tokë.

E mesa duket nuk ka qenë nje dasmë e një familjeje të zakonsheme. Newsbomb.al mëson se dhëndrri është nipi i ish-deputetit të PD Flamur Noka, Bedro Noka.

Nipi i Nokës e ka “djegur beqarinë” si askush tjetër këtë fundjavë në Kukës. Çuditërisht, sipas burimeve të newsbomb.al, vetë Flamur Noka nuk ka marrë pjesë në dasmën e nipit dhe ende nuk dihet arsyeja e mungesës së tij në këtë ditë kaq të rëndësishme.

Dasma vazhdon edhe nesër por gjithë kurioziteti është se sa do të jetë shuma e parave që do hidhen në orët në vazhdim.

Me këtë ritëm, duket se do jetë e pamundur të numërohen më. /newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007152795791626
array(1) { ["section"]=> string(95) "u-hodh-lek-i-cmendur-ne-dasme-dhendri-qenka-nipi-i-flamur-nokes-video-si-e-djeg-kuksiani-176858" }