U hodh nga kati i 3 dhe vdiq, reagon spitali 'Shefqet Ndroqi' për vetëvrasjen e 29 vjeçarit: Gjendja e tij e stabilizuar, po kryhen hetimet

Publikuar tek: aktualitet, më 10:56 13-08-2020 U hodh nga kati i 3 dhe vdiq, reagon spitali 'Shefqet Ndroqi' për vetëvrasjen e 29 vjeçarit: Gjendja e tij e stabilizuar, po kryhen hetimet Spitali Shefqet Ndroqi

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e sotme në ambientet e spitalit "Shefqet Ndroqi", ku trajtohen pacientët e infektuar me koronavirus.

Një 29 vjeçar i infektuar me CVOID u hodh nga kati i tretë dhe gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërsa ende nuk dihen arsyet që e çuan të ndërmerrte këtë akt.

Spitali "Shefqet Ndroqi" ka reaguar me anë të një njoftimi zyrtar, ku shkruhet se 29 vjeçari kishte 4 ditë që kurohej dhe ishte në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

“Stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” shpreh dhimbjen për humbjen e jetës së 29-vjeçarit me inicialet Xh. K. i cili i dha fund jetës mëngjesin e sotëm dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij. I riu i konfirmuar me COVID-19, po trajtohej prej 4 ditësh në spitalin “Shefqet Ndroqi”, me terapinë e plotë të mjekimit dhe gjendja e tij ishte e stabilizuar.  Lidhur me arsyet që e çuan të riun drejt këtij akti ekstrem, është duke u kryer hetimi nga ana e organeve kompetente. Stafi i spitalit universitar ‘Shefqet Ndroqi’ siguron qytetarët se do të vazhdojë të ofrojë me përkushtim dhe profesionalizëm, shërbim shëndetësor për pacientët që trajtohen në spitalin tonë", shkruhet në njoftimin e spitalit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013506889343262
array(1) { ["section"]=> string(141) "u-hodh-nga-kati-i-3-dhe-vdiq-reagon-spitali-shefqet-ndroqi-per-vetevrasjen-e-29-vjecarit-gjendja-e-tij-e-stabilizuar-po-kryhen-hetimet-216996" }