U hodh nga kati i 7 i pallatit dhe ra mbi fast food, i plagosuri është pedagogu i Elbasanit, tentoi të vetëflijohej se ishte me Covid-19 (EMRI-FOTO)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:10 26-01-2021 U hodh nga kati i 7 i pallatit dhe ra mbi fast food, i plagosuri është pedagogu i Elbasanit, tentoi të vetëflijohej se ishte me Covid-19 (EMRI-FOTO) Fast foodi ku ra pedagogu - Jakov Oga

Jakov Oga, pedagog në Universitetin e Elbasanit, ka tentuar t’i japë fund jetës pas mesnate, duke u hedhur nga kati i 7 i pallatit ku banonte.

65 vjeçari fatmirësisht ka mundur të jetojë pasi ka rënë në tarracën e një fast food-i, në fund të pallatit. Forca të shumta policie dhe ambulanca kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe e kanë dërguar në spital pedagogun Oga.

Për shkak të orarit të vonë, fast food-i në pronësi të shtetasit Ilir Zekthi nga Belshi ka qenë i mbyllur. Kjo i ka detyruar forcat e Policisë që të thyejnë xhamat e tij dhe të futen brenda për të shpëtuar banorin që ishte hedhur nga kati i 7 i pallatit.

Burimet bëjnë me dije se pedagogu Jakov Oga ishte infektuar me Covid-19 dhe po merrte mjekim në shtëpinë e tij. Por, për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike, ai ka tentuar t’i japë fund jetës.

Fillimisht u raportua se fast food-i ishte sulmuar gjatë natës dhe i ishin thyer xhamat, por tashmë bëhet me dije se ngjarja ka qenë krejt ndryshe.

Fast food-i mbi tarracën e të cilit ra pedagogu i Elbasanit:

17a8f899f4d2845b9c96f46656ca6fe3_L.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Grabiti “Kredo.al” dhe farmacinë në mes të Tiranës, policia shpall në kërkim 21-vjeçarin
Me rrezikshmëri të lartë shoqërore, arrestohet në Tiranë një person, sekuestrohet 1 kg kokainë »
Article Logic
Execution time: 0.01167893409729
array(1) { ["section"]=> string(151) "u-hodh-nga-kati-i-7-i-pallatit-dhe-ra-mbi-fast-food-i-plagosuri-eshte-pedagogu-i-elbasanit-tentoi-te-veteflijohej-se-ishte-me-covid-19-emri-foto-236434" }