U hodh nga kati i gjashtë i pallatit, rëndohet PAPRITUR gjendja shëndetësore e futbollistit të PARTIZANIT

Publikuar tek: aktualitet, më 18:33 06-10-2019 U hodh nga kati i gjashtë i pallatit, rëndohet PAPRITUR gjendja shëndetësore e futbollistit të PARTIZANIT Portieri i Partizanit Aldo Teqja

Portieri i Partizanit Aldo Teqja, që u hodh dje nga kati i gjashtë i pallatit në ‘’Komunën e Parisit’’, është shtruar me urgjencë në reanimacionin e Spitalit të Traumës.

‘’Top Channel’’ raporton se 24-vjeçari ka shfaqur probleme me frymëmarrjen si pasojë e lëndimeve që ka marrë në mushkëri.

Pas ndeshjes Partizani-Teuta 1-1, Teqja debatoi me partneren e tij në makinë dhe më pas u hodh nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte në rrugën ‘’Medar Shtylla’’. Fatmirësisht, ai goditi pemët dhe disa tenda duke i shpëtuar vdekjes.

Mbrëmë dhe sot u raportua se ai kishte kaluar rrezikun për jetën. I gjithë publiku lutet për shërim sa më të shpejtë të 24-vjeçarit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0095460414886475
array(1) { ["section"]=> string(111) "u-hodh-nga-kati-i-gjashte-i-pallatit-rendohet-papritur-gjendja-shendetesore-e-futbollistit-te-partizanit-181037" }