U hodhën nga pallati dhe i shpëtuan tërmetit, Rama mban premtimin ndaj dy vogëlushëve: I takon me Cristiano Ronaldon dhe Buffon (VIDEO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 20:02 06-12-2019 U hodhën nga pallati dhe i shpëtuan tërmetit, Rama mban premtimin ndaj dy vogëlushëve: I takon me Cristiano Ronaldon dhe Buffon (VIDEO) Nga takimi i Aurelit dhe Alesios me Cristiano Ronaldo dhe Buffon

Kryeministri Rama ka mbajtur premtimin që u ka bërë dy vogëlushëve Alesio dhe Aurelit, të cilët për të shpëtuar nga lëkundjet e forta të tërmetit, u hodhën nga pallati, dhe fatmirësisht ja dolën të shpëtonin me lëndime të lehta.

Rama i ka çuar dy vogëlushët në Itali dhe i ka takuar me dy legjendat e futbollit, Cristiano Ronaldo dhe Gianluigi Buffon, të cilët Alesio dhe Aureli i kishin idhuj. Sapo filluan lëkundjet e tërmetit, ata u hodhën nga pallati, njëri nga kati i pestë dhe tjetri nga i treti.

Kur Rama i vizitoi në spitalin e Traumës, Alesio dhe Aureli i thanë se ishin hedhur nga pallati pasi kishin idhull Ronaldon. Mbrëmjen e sotme Rama nuk ka nguruar dhe i ka çuar dy vogëlushët në Itali, për të takuar futbollistët e tyre të dashur.

Foto dhe video nga takimi i Aurelit dhe Alesios me Cristiano Ronaldo dhe Buffon:



Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01052713394165
array(1) { ["section"]=> string(138) "u-hodhen-nga-pallati-dhe-i-shpetuan-termetit-rama-mban-premtimin-ndaj-dy-vogelusheve-i-takon-me-cristiano-ronaldon-dhe-buffon-video-188632" }