U hoq si drejtues i qarkut Shkodër, Shalsi zbulon pse u vendos Valdrin Pjetri në vend të Bushatit

Publikuar tek: aktualitet, më 20:21 23-07-2019 U hoq si drejtues i qarkut Shkodër, Shalsi zbulon pse u vendos Valdrin Pjetri në vend të Bushatit

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama tregoi gjatë Asamblesë së PS disa nga ndryshimet e reja brenda kësaj partie.

Një ndër ndryshimet ishte edhe qarku i Shkodrës, i cili ju hoq Ditmir Bushatit dhe i kaloi Valdrin Pjetrit.

Ministri i Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi, i ftuar në edicionin e lajmeve në Ora Neës tregon pse iu hoq Shkodra Ditmir Bushatit.

Shalsi u shpreh se Valdrin Pjetri është një djalë premtues dhe është gjykuar më efektiv.

'Vazhdimisht PS ka pasur lëvizje. Nuk është as rasti i parë dhe as rasti i fundit. Unë kam qenë deputet në Tiranë, kam shkuar në Berat dhe sot gjendem në Pogradec. Valdrini është një djalë premtues, tashmë ka një barrë të madhe në qytetin e Shkodrës. Duhet të provojmë që atë projekt të suksesshëm që kemi pasur në të gjithë Shqipërinë ta shtrijmë tashmë edhe në Shkodër. Është gjykuar që mund të jetë më efektiv drejtimi nga Valdrin Pjetri, i cili ka qenë perfekt dhe titullar institucionesh të rëndësishëm, por këto nuk janë lajme. Lajme janë që PS, pas zgjedhje futet në një proces zgjedhor. Futet në një analizë dhe po vijon analiza organizatë më organizatë. Qytet më qytet. Është një forcë politike që vazhdimisht përmirësohet', tha Shalsi.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0087349414825439
array(1) { ["section"]=> string(103) "u-hoq-si-drejtues-i-qarkut-shkoder-shalsi-zbulon-pse-u-vendos-valdrin-pjetri-ne-vend-te-bushatit-173135" }