“U infektua me covid-19”, flet kreu i Urgjencës Kombëtare: Jam drejt shërimit të plotë

Publikuar tek: aktualitet, më 23:31 07-04-2020 “U infektua me covid-19”, flet kreu i Urgjencës Kombëtare: Jam drejt shërimit të plotë Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Bartaj

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Bartaj, është shprehur mbrëmjen e sotme se tashmë është drejt shërimit të plotë nga koronavirusi.

“Luftën e përbashkët e ktheva në luftë personale. Jam në fazën finale, besoj se jam drejt shërimit të plotë, pa pasoja të rënda. Edhe unë si gjithë protokolli mjekësor, po qëndroj në karantinë. Akoma nuk kam bërë tamponin. Po, kam pasur simptoma të Covid-19, të mesme. Këshilloj cdo njeri të trajtohet në banesë, e jam i bindur se situata do të shkojë drejt rregullimit”, tha Brataj për emisionin Real Story.

Më tej, duke folur për telefonatat drejt numrit 127 të Urgjencës, ai tha se tashmë thirrjet janë 3 herë më pak se në muajin mars.

“Sot janë 120 ambulanca që janë duke punuar, kemi spitalet në dispozicion të plotë. Janë mbi 1000 e ca vetë që edhe natën kujdesen për pacientët. Doja të përshëndes të gjithë bluzat e bardha. Mjekët janë krenaria e momentit. Sot u mor vesh se cfarë janë bluzat e bardha, të gjithë ata që rrezikojnë jetën për të na bërë jetën tona më të mire. Sot janë 3600 thirrje në ditë, 3 herë më pak se më 10 mars. 1200 janë për koronavirusin, jo thirrje për të sëmurë por kërkojnë informacion”, shtoi Skënder Brataj.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0086500644683838
array(1) { ["section"]=> string(89) "u-infektua-me-covid-19-flet-kreu-i-urgjences-kombetare-jam-drejt-sherimit-te-plote-201806" }