U infektua me Covid-19, Imzot George Frendo del nga spitali në Itali, karantinohet në Kuvendin Françeskan

Publikuar tek: aktualitet, më 12:23 25-11-2020 U infektua me Covid-19, Imzot George Frendo del nga spitali në Itali, karantinohet në Kuvendin Françeskan

Imzot George Frendo ka dalë nga spitali në Itali, ku po trajtohej për koronavirusin.

Sipas një njoftimi zyrtar, bëhet e ditur se Frendo ndodhet aktualisht në Kuvendin Françeskan Kapuçin në Bari, duke zbatuar karantinën e nevojshme deri në përgjigje të një tamponi të dytë që të rezultojë negativ nga Covid-19.

Mësohet se gjendja e tij shëndetësore paraqitet e mirë.

“Përmes këtij komunikimi, ju informojmë se gjendja shëndetësore e Sh. T. Imzot George Frendo, Arqipeshkëv Metropolit i Tiranë-Durrës, dhe President i Konferencës Ipeshkvore Shqiptare, (KISH), paraqitet shumë e mirë. Ka dy ditë që ka lënë spitalin “Acquaviva delle Fonti”, në Miulli (Bari). Aktualisht ndodhet në Kuvendin Françeskan Kapuçin në Bari, duke zbatuar karantinën e nevojshme deri në përgjigje të një tamponi të dytë që të rezultojë negativ nga Covid-19.

Nga kontakti i sotëm, që kemi pasur, ai i përcjell falënderimet dhe mirënjohjet e sinqerta për stafin mjekësor të Spitalit, për etërit Françeskan Kapuçin, ku aktualisht po qëndron, si dhe për të gjithë njerëzit dhe besimtarët të cilët e kanë kujtuar dhe vazhdojnë ta kujtojnë në lutje.

Ne vazhdojmë të lutemi, që ngushëllimi dhe prania e Zotit t’i mbështesë të gjithë ata që sot janë të sprovuar nga sëmundja si dhe çdo person i angazhuar në vijën e parë të kujdesit dhe shërbimit për ta. Zyra e Shtypit e KISH”, thuhet në njoftim.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « TRAGJEDI në Korçë, humbin jetën nga COVID çifti i bashkëshortëve
Mjeku vlonjat ndërroi jetë nga Covid-19, dedikimi prekës i pedagogut: O vëlla pse ike, na thave krahët (Mesazhi për Bledi NININ) »
Article Logic
Execution time: 0.012469053268433
array(1) { ["section"]=> string(110) "u-infektua-me-covid-19-imzot-george-frendo-del-nga-spitali-ne-itali-karantinohet-ne-kuvendin-franceskan-229054" }