U infektua me Covid-19, shërohet Isa Mustafa: Tjetërkush vendos për jetën tonë

Publikuar tek: rajon, më 12:37 01-08-2020 U infektua me Covid-19, shërohet Isa Mustafa: Tjetërkush vendos për jetën tonë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa  ka fituar betejën me koronaviusin.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Mustafa shkruan se në testin që i është nënshtruar ka rezutuar negativ për Covid-19.

Ai ka falenderuar familjen, kolegët, mjekët që janë lutur për shëndetin e tij, ndërsa shton se kishte dhe nga ata që e duartrokitën infektimin e tij.

Ndër të tjera ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojmë rregullat që kërkohen nga institucionet shëndetësore.

Kujtojmë që Kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka rezultuar pozitiv për Covid-19 më 10 korrik, ndërsa sot ka rezultuar negativ duke fituar kështu betejën me koronavirusin.

Postimi i plotë:

Dua te ndaj me ju lajmin se kam rezultuar negativ, pas perballjes me Covid-19.

Kam nderin të falënderoj gjithë ata që janë lutur për shëndetin tim. Familjen time të mrekullueshme për kujdesin e parreshtur, bashkëshoren Qevseren, vajzën time, doktoreshën Afërditë, djemtë Arbenin e Besnikun dhe nipin tim Metin; motrat dhe vëllezërit.

Një falënderim të veçantë e meritojnë mjekët tanë të fushave të ndryshme që më udhëzuan dhe rekomanduan kur kisha nevojë, prof . Dr Sali Ahmeti, prof. Dr Afrim Gashi, dr. Rexhep Manaj, dr. Valbon Krasniqi, prof. dr. Venera Berisha-Muharemi, dr. Bujar Gjikolli. Mjekët dhe sistemi shëndetësor meritojnë shumë më shumë sesa që ne u ofrojmë.

Falënderoj për mbështetje nga bashkëpunëtorët e LDK-së, kolegët nga ASHAK dhe Universiteti i Prishtinës!

Falënderoj Presidentin Thaçi, Presidenten Jahjaga, Kryeministrin Hoti, Kryeparlamentaren Osmani, Kryetarin e PDK-së, Veseli, Kryetarin e AAK-sê, Haradinaj, Kryetarin e Nismës, Limaj, kryetarin e AKR-së, Pacolli, kryetarin e Prishtinës, Ahmeti, nënkryetaren e Kuvendit nga VV, Nagavci; burrështetasit shqiptarë: Presidentin Ilir Meta, Presidentin, Sali Berisha, Kryeministrin Edi Rama, Kryetarin e PD, Lulzim Basha, Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramos Ruçi, Sekretarin e PS, Taulant Balla, kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti; si dhe ambasadorin e SHBA-së Kosnett, ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Abott, ambasadorin e Italisë, Orlando, ambasadori zviceran, Lebet, deutetë të pozitës dhe opozitës dhe shumë qytetarë për tregimin e kujdesit dhe urimet e tyre për shëndetin tim.

Miq të nderuar, kishte edhe të tillë që i duartrokitën sëmundjes time e që uruan vdekjen time.

Pati të sojit që sajuan varrimin tim virtual në rrjetet sociale e ma tmerruan një pjesë të familjes e cila nuk ishte në rrjedhë se çfarë ka ndodhur dhe çfarë po ndodhë.

Edhe këtyre iu uroj shëndet; fëmijëve dhe familjeve të tyre! Fati ynë ështe që tjetërkush vendosë për jetën tonë, ndërsa me disa merret drejtesia.

Covid-19 po bënë të veten, por ne duhet ta bëjmë tonën, të respektojmë rregullat që kërkohen nga institucionet shëndetësore.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0089089870452881
array(1) { ["section"]=> string(83) "u-infektua-me-covid-19-sherohet-isa-mustafa-tjeterkush-vendos-per-jeten-tone-215720" }