U infektua nga covid-19 dhe u shtrua te Infektivi, Meta reagon për mjekun Roland Xhaxho: Reanimator i talentuar e novator, t'i ruajmë mjekët

Publikuar tek: politike, më 17:38 04-04-2020 U infektua nga covid-19 dhe u shtrua te Infektivi, Meta reagon për mjekun Roland Xhaxho: Reanimator i talentuar e novator, t'i ruajmë mjekët Mjeku i njohur reanimator Roland Xhaxho

Presidenti Ilir Meta i uron shërim të shpejtë mjekut reanimator Roland Xhaxho, i cili ndodhej në front të parë të betejës me covid-19 por fatkeqësisht u infektua dhe vetë.

“Kontributi i tij si reanimator i talentuar dhe novator është evidentuar nga kolegët e tij gjithmonë, e sidomos në këto momente të vështira, kur shërbimet e reanimacionit janë vendimtare për të shpëtuar sa më shumë jetë të rrezikuara”, shkruan Meta, ndërsa kërkon përgjegjshmëri maksimale nga kushdo për të ruajtur shëndetin e familjes së tij por dhe të mjekëve.

“I uroj shërim të shpejtë Profesor Roland Xhaxho, i cili është shtruar sot në Repartin Infektiv, i prekur nga COVID-19.

Kontributi i tij si reanimator i talentuar dhe novator është evidentuar nga kolegët e tij gjithmonë, e sidomos në këto momente të vështira, kur shërbimet e reanimacionit janë vendimtare për të shpëtuar sa më shumë jetë të rrezikuara.

Ndaj të gjithë të tregojmë përgjegjshmëri maksimale, jo vetëm për të ruajtur shëndetin tonë dhe familjeve tona, por edhe për t’ua lehtësuar sa të mundemi punën mjekëve dhe personelit tonë shëndetësor që janë në çdo moment të rrezikuar, si askush tjetër”, përmbyll Presidenti Ilir Meta në mesazhin e urimit për mjekun e njohur Roland Xhaxho.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010337114334106
array(1) { ["section"]=> string(144) "u-infektua-nga-covid-19-dhe-u-shtrua-te-infektivi-meta-reagon-per-mjekun-roland-xhaxho-reanimator-i-talentuar-e-novator-t-i-ruajme-mjeket-201353" }