U infektua nga kafshimi i qenit, burrit i presin dy krahët dhe këmbët

Publikuar tek: bota, më 19:36 31-07-2018 U infektua nga kafshimi i qenit, burrit i presin dy krahët dhe këmbët Greg Manteuful

Një burrë pasi është kafshuar nga qeni i tij, ka humbur të dy krahët dhe këmbët.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Wisconsi, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas Mirror, mjekët dhe familjarët e Greg Manteuful, janë të tronditur se sa shpejt u përhap infeksioni, i cili i shkatërroi jetën njeriut të tyre.

Greg në fillim ishte shtruar në spital pasi dyshohej se ishte prekur nga gripi, por analizat e gjakut zbuluan bakterin “capnocytophaga”, i marrë nga kafshimi i qenit.

Si pasojë e infeksionit, presioni i gjakut të Greg filloj të binte dhe qarkullimi në gjymtyrët e tij të zvogëlohej me shpejtësi.

Kështu mjekët për t’i shpëtuar jetën u detyruan ti prisnin gjymtyrët.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010758876800537
array(1) { ["section"]=> string(75) "u-infektua-nga-kafshimi-i-qenit-burrit-i-presin-dy-krahet-dhe-kembet-129767" }