U infektua nga koronavirusi, Manastirliu reagon për ‘Doktor Lulin’: I rrallë e modest si pakkush. Tani po përballet vetë me sëmundjen që donte të luftonte (DEDIKIMI)

Publikuar tek: aktualitet, më 22:38 31-03-2020 U infektua nga koronavirusi, Manastirliu reagon për ‘Doktor Lulin’: I rrallë e modest si pakkush. Tani po përballet vetë me sëmundjen që donte të luftonte (DEDIKIMI) Doktor Dhimiter Kraja

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastriliu reagon për infektimin me koronavirus të mjekut Dhimitër Kraja, i njohur nga të gjithë siç thotë ministrja “Dr. Luli”.

“Pesha e viteve nuk e pengoi Prof. Dhimitër Krajën për t’u rikthyer në spitalin infektiv, aty ku ka kaluar 48 vite të jetës së tij, për t’i dhënë një dorë stafit të palodhur të këtij spitali në këto ditë të vështira!

I rrallë e modest si pakkush, Dr. Luli, siç e thërrasin të gjithë, po përballet vetë në këto momente, me sëmundjen që aq shumë donte ta luftonte”, shkruan ministrja në dedikimin për doktor Krajën, i cili kishte dalë në pension por u rikthye vullnetarisht në sistem për të luftuar covid-19.

Ministrja shton se fatmirësisht gjendja shëndetësore e doktorit është e mirë.

“Gjendja shëndetësore e doktor Lulit në këto momente është e qëndrueshme, në trajtim nga ekipi mjekësor, për të cilin ka qenë ngahera një burim i pashtershëm frymëzimi.

#FORCA Doktor Luli #JEMIMETY?”, shkruan ministrja Manastirliu.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010503053665161
array(1) { ["section"]=> string(165) "u-infektua-nga-koronavirusi-manastirliu-reagon-per-doktor-lulin-i-rralle-e-modest-si-pakkush-tani-po-perballet-vete-me-semundjen-qe-donte-te-luftonte-dedikimi-200851" }