U kallëzua nga PD, SPAK nis hetimin për tenderin 1.5 milion euro për ushqimet (AKUZAT MBI XHAÇKËN)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:45 09-04-2020 U kallëzua nga PD, SPAK nis hetimin për tenderin 1.5 milion euro për ushqimet (AKUZAT MBI XHAÇKËN) Basha, Xhacka

SPAK ka nisur hetimin për tenderin e ushqimeve pas denoncimit të bërë nga Partia Demokratike.

Pas kallëzimit është regjistruar çështja penale. Kujtojmë se Partia Demokratike ka dorëzuar në SPAK kallëzimin penal për Ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka, në lidhje me tenderin 1.5 milion euro për ushqimet dhënë një kompanie maqedonase.

PD e akuzon Ministren e Mbrojtjes për 6 vepra penale, në të cilat janë Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funkisone publike.

Në kallëzimin e PD-së përfshihen edhe anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave në Ministrinë e Mbrojtjes, shoqëria Eyrovia sh,p,k , me administratot Emir Shefiti dhe Xpert System me adminsitrator Renald Gova. Kallëzimi penal mban firmën e sekretarit të përgjithshëm Gazment Bardhi.

"Kjo kompani, ka shtuar në objektin e veprimtarisë së saj 'tregtimin e ushqimeve'  vetëm 6 ditë përpara se të shpallej tenderi. 1- Si e indetifikoi Ministria e Mbrojtjes kompaninë EUROVIA, që vetëm 6 ditë përpara tenderit kishte ndryshuar objektin e veprimtarisë, për t’i dërguar Ftesën për Ofertë në një tender pa garë dhe me negocim të drejtëpërdrejtë? 2- Çfarë ekperience kishte kjo kompani kompjuterash në tregun e shitjes së ushqimeve, që u përfshi në listën e kompanive që duhet t’i dërgohej Ftesa për Ofertë?", thuhej ndër të tjera në njoftimin e PD.

Vetë Xhaçka është shprehur se e mirëpret kallëzimin penal te PD dhe inkurajon SPAK që ta hetojë me përparesi këtë akuzë sepse sipas saj sot qytetarët kanë shumë nevojë për qartësi.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.009091854095459
array(1) { ["section"]=> string(102) "u-kallezua-nga-pd-spak-nis-hetimin-per-tenderin-1-5-milion-euro-per-ushqimet-akuzat-mbi-xhacken-201978" }