U kallëzua penalisht nga IKMT, reagon Xhelal Mziu: U ndërtua për mbijetesë sa për të futur kokën

Publikuar tek: politike, më 14:52 18-07-2017 U kallëzua penalisht nga IKMT, reagon Xhelal Mziu: U ndërtua për mbijetesë sa për të futur kokën

Kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu reagon pas kallëzimit penal në prokurori që ka ngritur IKMT ndaj tij, i akuzuar se ka lejuar ndërtimin e objekteve pa leje.

Mziu e cilëson këtë kallëzim si një hakmarrje politike e qeverisë, pas humbjes me 5 mijë vota diferencë në zgjedhjet e 25 qershorit në Kamëz.

Madje, Mziu shkon më tej në një postim në facebook duke thënë se ilegalisht janë ndërtuar gjithandej në Tiranë, Elbasan, Durrës etj., si vila, pallate, apo edhe prona publike, ndërsa në Kamzës mund të jetë ndërtuar për mbijetesë nga familjet e varfra.

REAGIMI I PLOTË  

KALLËZIMI I IKMT, BASHKIA KAMËZ: HAKMARRJE E PASTËR POLITIKE E QEVERISË PËR HUMBJEN DËRRMUESE QË PËSOI RAMA

Qeveria lejoi ndërtimet pa leje në këmbim të votës. Në Tiranë, Durrës etj. është ndërtuar pa leje jo vetëm shtëpi, por edhe vila, pallate, madje në prona publike dhe me paratë e krimit, korrupsionit, drogës

Vazhdon seriali nr. 2 i hakmarrjes së qeverisë “Rama” (pas çdo palë zgjedhjesh), kur PS humb ndjeshëm në zgjedhje në Kamëz. I verbuar nga rezultati, Rama nuk u ndalet sulmeve politike ndaj Kamzës, Bashkisë dhe qytetarëve të saj. 
Pas humbjes dërrmuese në Kamëz me plus 5 mijë vota, gjendet një “sebep” që qeveria të sulmojë sërish emrin e kryebashkiakut Xhelal Mziu, duke e kallëzuar atë në prokuroi. 
Ky kallëzim është i paralajmëruar para zgjedhjeve parlamentare nga Kryeministri. Fluksi i ndërtimeve pa leje dhe i klientelës me flamujt e qeverisë qendrore vazhdoi në gjithë Shqipërinë, në këmbim të votës. Kjo ka ndodhur edhe në Kamëz, gjë të cilën e kam pohuar që është ndërtuar ilegalisht me flamujt e qeverisë. Por ndonëse në Kamëz është ndërtuar për mbijetesë për të futur kokën, në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe bashki të tjera, është ndërtuar dhe po ndërtohet pa leje, jo vetëm shtëpi, por edhe vila, pallate e madje edhe në prona publike me paratë e krimit, korrupsionit dhe drogës. Në këtë rast qeveria hesht, sepse këto ndërtime bëhen me bekimin dhe miratimin në heshtje të saj. 
Bashkia Kamëz ka ndërmarrë të gjithë hapat ligjorë për parandalimin apo penalizmin e çdo ndërtimi pa leje. Kallëzimi penal ndaj Bashkisë Kamëz nuk është gjë tjetër veçse një hakmarrje e pastër politike.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0088129043579102
array(1) { ["section"]=> string(100) "u-kallezua-penalisht-nga-ikmt-reagon-xhelal-mziu-u-ndertua-per-mbijetese-sa-per-te-futur-koken-86542" }