U kap duke kaluar kufirin me një motor të vjedhur, Frontex arreston fierakun në Kakavijë

Publikuar tek: aktualitet, më 13:53 12-06-2019 U kap duke kaluar kufirin me një motor të vjedhur, Frontex arreston fierakun në Kakavijë Foto ilustruese

Një 52-vjeçar, banues në fshatin Kashisht të Fier është arrestuar ditën e sotme në Kakavijë për akuzën e trafikimit të mjeteve motorike dhe kalim të paligjshëm të kufirit.

Në kuadër të operacionit FRONTEX, ku ka për qëllimi monitorimin e kufirit dhe parandalimin e trafikimeve të paligjshme, në vendin e quajtur “Mulliri”, në afërsi të vijës së gjelbër kufitare me Greqinë, u kap shtetasi D.R., duke transportuar një motorçiklet. Pas verifikimeve të kryera rezultoi se motorcikleta ishte vjedhur në shtetin grek.

Specialistët e seksionit për Hetimin e Trafiqeve në D.V.P. Gjirokastër bënë arrestimin e shtetasit : D.R., 52 vjeç, banues në fshatin Kashisht, Fier. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për hetime të mëtejshme”-njofton policia

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021209001541138
array(1) { ["section"]=> string(94) "u-kap-duke-kaluar-kufirin-me-nje-motor-te-vjedhur-frontex-arreston-fierakun-ne-kakavije-167945" }