Shqiptari Elton Qosja është dënuar me 3 vite e gjysmë burg pasi u kap me kokainë nga policia e Londrës.
25 vjeçari u dënua në Old Bailey pak para Krishtlindjeve për posedim të lëndës narkotike duke u shpallur fajtor që në seancën e parë gjyqsore.
Sergeant Matt Timms nga ekipi i projektit Servator rrëfeu momentin e para arrestimit me 15 nëntor të të riut shqiptar. “Qosja mendoi se mund të lëvzte lirshëm në qytetin e Londrës dhe të realizonte marrëveshjet e tij pa u ndëshkuar. Por shumë shpjet efektivët e policisë bënë të mundur arrestimin e tij dhe të skuadrës së tij të krimit”.
Qosja u kap me 10 kuti droge të cilat do i shpërndante si dhe u arrestua menjëherë dhe për shkak të hyrjes ilegalisht në Britaninë e Madhe shkruajnë mediat britanike.
Po ashtu dhe shoku i tij u arrestua por pastaj u vendos të dëbohej nga Anglia, ndërsa Qose pas përfundimit të dënimit, do të deportohet në Shqipëri raporton newsbomb.al.