23 vjeçari Valter Selmani u kap duke transportuar 800 kilogram agrume të llojit "Limona", pa zhdoganim, të cilat i ka kaluar në doganën Qafë Botë Sarandë.
Policia Kufitare bën me dije se ka kapur në flagrancë të riun për veprën penale "Kontrabandë me mallra të tjerë" si dhe është shpallur në kërkim Doganieri i Kontrollit Fizik në Qafë Botë ! Është arrestuar shtetasi Valter Selmani, 23 vjeç, banues në Sarandë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 14.04.2017, Policia Kufitare Sarandë ka bërë të mundur kapjen e këtij shtetasi në vendin e quajtur "Rruga e Soronës" rreth 1.5 kilometra larg nga fshati Çukë, Sarandë.
Ky shtetas u kap duke transportuar me mjetin tip Benz-Mercedes, me targë SR 3873 B, një sasi prej 800 kilogra pa zhdoganim më agrume të llojit "Limona", të cilat i ka kaluar në doganën Qafë Botë Sarandë pa u zhdoganuar (kontrabandë).
Policia ka shpallur në kërkim doganierin e turnit, shtetasin A.C., 41 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale "Shpërdorim detyre". Po punohet për kapjen e tij.