Është liruar nga qelia këngëtari Aleksandër Gjoka.
Mësohet se Gjykata e Tiranës ka caktuar masën 'detyrim paraqitje ' për këngëtarin.
Mbrëmjen e deshme, ai u testua nga shërbimet e Policisë Rrugore me aparatin “Drager” për të verifikuar nëse ishte i dehur apo jo, dhe ka rezultuar se këngëtari ka qenë mbi normat e lejuara. 60 vjeçari ka qenë duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit, në masën 0,66 mg/l.
“Pas testimit me aparat “Drager”, nga shërbimet e Policisë Rrugore rezultoi se shtetasi A. Gj., 60 vjeç, banues në Tiranë, drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.66 mg/l”,
Ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.