U kap me 2 pistoleta dhe gënjeu se është shtatzënë/ Gjykata liroi nga qelia Fjolla Morinën, avokatja e saj tregon arsyen

Publikuar tek: aktualitet, më 16:03 22-09-2020 U kap me 2 pistoleta dhe gënjeu se është shtatzënë/ Gjykata liroi nga qelia Fjolla Morinën, avokatja e saj tregon arsyen Fjolla Morina

Avokatja e Fjolla Morinës, Aurora Guska ka folur pas vendimit të Gjykatës së Kukësit për të lënë në arrest shtëpie këngëtaren dhe në burg, 2 miqtë e saj të arrestuar bashkë me të në pikën kufitare Morinë, kur po vinin në Tiranë, me 2 pistoleta në makinë.

Avokatja ka thënë për report tv se për Fjollën është marrë ky vendim për shkak se ajo ka një vajzë 5 vjeçe si dhe janë paraqitur disa fakte të tjera.

"Arrest me burg për dy djemtë është dhënë me afat 30 ditor dhe është lënë detyrë nëse në armën e gjetur ka shenje gishtash ose jo. U paraqit fakti që ka një vajzë 5 vjeçe që është e vetme dhe fakte të tjera që e ka gjykuar Gjykata e Kukësit. Do të ankimojmë vendimin për dy shoqëruesit e Fjolla Morinës.

 Nga ana  OPGJ dhe herën e dytë sot, Fjolla u dërgua dy herë në maternitetin e Kukësit dhe nuk ka qenë asnjëherë e shtruar në spital, kontrolle rutinë. Në rastin e parë mjeku nuk jepte të dhënë të saktë nëse është në fillim të shtatzënisë ose jo. Sot prokurorja kërkoi rikontroll dhe nga 2 mjeke rezultoi se Fjolla Morina nuk është shtatzënë.

U panë të dhëna të tjera. Është një masë ekstreme, nuk është një masë shumë e lehtë. Ne kishim bërë mbrojtje që është armë zhurmuese për sport, sot nga ana e prokurorisë u paraqit akti i ekspertimit që hyn në kategorinë e armëve të zjarrit, por që nuk janë të rrezikshme. Nuk kemi fuqi ligjore që të kundërshtojmë vendimet e ekspertëve.

 Do apelohet vendimi për dy djemtë, nuk mund të akuzojmë 3 veta për 1 pistoletë. Ne ofruam dhe garanci pasurore, por Gjykata e la në arrest shtëpie. Kemi marrë një banesë me qira përballë komisariatit", ka thënë avokatja.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013216018676758
array(1) { ["section"]=> string(125) "u-kap-me-2-pistoleta-dhe-genjeu-se-eshte-shtatzene-gjykata-liroi-nga-qelia-fjolla-morinen-avokatja-e-saj-tregon-arsyen-221254" }