Është shtyrë gjyqi për këngëtaren Fjolla Morina, e cila pasi u kap në pikën kufitare Morinë, me dy pistoleta, rezultoi se ishte 2 muajshe shtatzënë.
Gjykata ka kërkuar që në seancë të shkojë edhe gjinekologu, kësisoj gjyqi është shtyrë për në orën 13:00.
Sipas gjykatëss eko nuk mjafton për të provuar shtatzëninë.
Për këngëtaren është kërkuar nga organi i akuzës 'arrest shtëpie' dhe garanci 5 mln lekë, por me kushtin që në sallë të shkojë të dëshmojë edhe gjinekologu.
Menjëherë pas arrestimit sepse u kap me dy pistoleta me vete në doganën e Morinës, Fjolla Morina është ndjerë keq dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Kukësit.
Dje dolën analizat dhe sipas tyre, këngëtarja është 2 muajshe shtatzënë.