U kap me 3 kg drogë në aeroport, dënohet me vdekje 35-vjeçari në Indonezi

Publikuar tek: bota, më 11:11 20-05-2019 U kap me 3 kg drogë në aeroport, dënohet me vdekje 35-vjeçari në Indonezi Felix Dorfin

Një gjykatë në Indonezi dënoi shtetasin francez Felix Dorfin me vdekje, nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike. Vendimi u mor paraditen e sotme (e hënë) dhe ishte një vendim shokues, pasi prokuroria kishte kërkuar 20 vite burg, raporton neësbomb.al.

Dorfin, 35 vjec, u arrestua në shtator me një valixhe të mbushur me 3 kilogramë drogë, duke përfshirë ekstazy dhe amfetaminë, në aeroportin e Lombok, një ishull pushimi pranë Balit ku të huajt arrestohen shpesh me akuzën e trafikimit apo mbajtjes së drogës.

Indonezia ka ligjet më te ashpra në botë për trafikun e drogës, duke përfshirë edhe dënimin me vdekje dhe ka dënuar të huaj edhe në të kaluarën. Ndërkohë që prokurorët nuk kërkuan dënim me vdekje, gjykata indoneziane shkoi përtej kërkesës së tyre. Sipas arsyetimit të gjykatës, veprimi i Dorfin dhe përfshirja e tij dëmton potencialisht gjeneratën e re.

Francezi u bë lajm në janar kur ai u arratis nga një qendër policore dhe kaloi afro 2 javë arrati para të kapej. Një police femër u arretua nën akuzën se e kishte ndihmuar Dorfin të arratisej, në këmbim të parave.

Avokati tha se do të apelojë vendimin, duke shtuar se klienti i tij ka qenë viktimë dhe nuk e dinte se cfare kishte në valixhe. Vitin e kaluar, tetë trafikantë droge nga Tajlanda u dënuan me vdekje nga një gjykatë indoneziane pasi u kapën me një ton kristan metafetaminë.

felix-dorfin-s-etait-evade-en-janvier-avant-d-etre-arrete-de-nouveau-le-1er-fevrier.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007249116897583
array(1) { ["section"]=> string(79) "u-kap-me-3-kg-droge-ne-aeroport-denohet-me-vdekje-35-vjecari-ne-indonezi-164955" }