U kap me 48 kile kanabis, arrestohet 52-vjeçari në Himarë

Publikuar tek: aktualitet, më 10:47 25-10-2020 U kap me 48 kile kanabis, arrestohet 52-vjeçari në Himarë Foto ilustruese

Një 52-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi H.K., 52 vjeç, banues në fshatin Kuç, Himarë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit H. K., në fshatin Kuç, Himarë, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 48 kg lëndë të dyshuar cannabis sativa.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të kontrollit masiv të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike,  bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se në territorin e fshatit Kuç, një person posedonte në banesë lëndë narkotike, si dhe kishte kultivuar bimë narkotike, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Koordinata”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit. H.K., 52 vjeç, banues në fshatin Kuç, Himarë.

Si rezultat i këtij operacioni, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit H. K., në fshatin Kuç, Himarë, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 48 kg lëndë të dyshuar cannabis sativa.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar përreth banesës së tij, shërbimet e Policisë evidentuan dhe asgjësuan disa bimë narkotike të cilat dyshohet se i ka kultivuar ky shtetas.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Kapacitetet spitalore janë ezauruar’, Bardhi: Situata është alarmate, për të luftuar COVID duhet...(E PLOTË)
Meta thirrje për numrin e testimeve: Është shqetësuese se jemi të fundit në Europë »
Article Logic
Execution time: 0.011469125747681
array(1) { ["section"]=> string(63) "u-kap-me-48-kile-kanabis-arrestohet-52-vjecari-ne-himare-225064" }