U kap me 600 mijë paund kokainë, dënohet trafikanti shqiptar në Londër (EMRI)

Publikuar tek: bota, më 17:18 10-10-2017 U kap me 600 mijë paund kokainë, dënohet trafikanti shqiptar në Londër (EMRI)

Dy burra janë dënuar me një total prej 13 vitesh burg pasi dyshohet se kanë furnizuar me kokainë londinezët.

Latif Lito, 35 vjeç dhe Ghenadie Borta, 34 vjeç, u arrestuan më 2 Gusht 2017, pas një investigimi të Agjencisë Kombëtare të Krimeve dhe Partneriteti i Policisë së Organizuar kundër Krimit (OCP).

Oficerët e policisë ishin në ndjekje të dy burrave në kohën që Ghenadie Borta po mbushte një pako me 6 kile kokainë nga makina e tij dhe po ja jepte Latif Litos në rrugën “Jack Cornwell” në lindje të Londrës, shkruan national crime agency, raporton newsbomb.al.

Pas një ekzaminimi droga doli e pastër 91%, dhe vlera e saj llogaritet të jetë 600.000 paund.

Kërkimet e oficerëve në makinën e Bortës zbuluan një sektor të ndërtuar posaçërisht për të transportuar drogën.

Të dy u deklaruan fajtorë, pasi Ghenadie Borta tha se e kishin paguar 1 mijë paund për të bërë shpërndarjen.

Ai u dënua me 6 vjet dhe pesë muaj burg.

Shqiptari Latif Lito gjithashtu u dënua me 6 vjet dhe pesë muaj burg.

Mbi të dy rëndon akuza e krimit të organizuar dhe shpërndarjes së drogës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Reagimi i 11-vjeçares kur mëson se do adoptohet do ju mbushë sytë me lot (Video)
Ja pse ju duhet të hiqni Facebook Messenger dhe të kaloni në Messenger Lite »
Article Logic
Execution time: 0.011224985122681
array(1) { ["section"]=> string(80) "u-kap-me-600-mije-paund-kokaine-denohet-trafikanti-shqiptar-ne-londer-emri-95410" }