U kap me 800 mijë euro DROGË, arrestohet shqiptari në Itali

Publikuar tek: aktualitet, më 07:17 05-07-2019 U kap me 800 mijë euro DROGË, arrestohet shqiptari në Itali

Policia italiane ka arrestuar një shqiptar, nën akuzën e trafikutr të drogës.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur, u arrestua pasi u gjet në posedimin e 6 kg kokainë e fshehur në një fund të dyfishtë në pjesën e kabinës së një Golfi.

Fakti që makina kishte një sërë taksash të papaguara dhe sjellja e shqetësuar e shqiptarit bënë që policia të dyshonte dhe të shtonte kontrollin mbi mjet.

Kontrollet vazhduan për disa orë, derisa fundi i dyfishtë që mund të aktivizohej me një mekanizëm të posaçëm u zbulua.

Brenda ishte lënda narkotike, që ka një vlerë tregu prej rreth 800 mijë eurosh.

Gjithashtu, shqiptarit ju gjetën edhe 2600 euro.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.062652826309204
array(1) { ["section"]=> string(65) "u-kap-me-800-mije-euro-droge-arrestohet-shqiptari-ne-itali-171193" }