U kap me armë zjarri pa leje, Gjykata vendos për 'Mond Çekiçin’, mik i Lul Berishës dhe anëtar i bandës së Durrësit

Publikuar tek: aktualitet, më 11:21 26-09-2020 U kap me armë zjarri pa leje, Gjykata vendos për 'Mond Çekiçin’, mik i Lul Berishës dhe anëtar i bandës së Durrësit

Gjykata e Durrësit ka vendosur masën 'arrest shtëpie' për Edmond Koçin, i njohur ndryshe si “Mond Çekiçi”, pasi u kap me armë zjarri pa leje.

“Mond Çekiçi”, anëtar i bandës së Durrësit dhe mik me Lul Berishën, është kapur dy ditë më parë nga forcat e policisë me armë zjarri pa leje, ndërsa edhe më parë në vitin 2009 është dënuar me 2 vite burg për të njëjtën arsye.

Edmond Koçi konsiderohet nga policia e Durrësit si person me rrezikshmëri të lartë, për shkak të së kaluarës së tij si anëtar i bandës së Lul Berishës, ndërsa ishte mik edhe me Emiljano Shullazin dhe Plarent Dervishaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011818885803223
array(1) { ["section"]=> string(118) "u-kap-me-arme-zjarri-pa-leje-gjykata-vendos-per-mond-cekicin-mik-i-lul-berishes-dhe-anetar-i-bandes-se-durresit-221729" }