U kap me shotgun dhe kallshnikov në makinë, ky është Denion Fiku; djali i kreut të PD në Bulqizë dhe simpatizant i ‘flaktë’ i Bashës

Publikuar tek: aktualitet, më 16:19 28-11-2020 U kap me shotgun dhe kallshnikov në makinë, ky është Denion Fiku; djali i kreut të PD në Bulqizë dhe simpatizant i ‘flaktë’ i Bashës Lulzim Basha - Denion Fiku

I riu që shihni në foto është Denion Fiku, 20-vjeçari që u kap sot nga policia në Bulqizë me kallshnikov dhe shotgun në makinë.

Ai lëviste bashkë me dy shokë të tij nga Tirana, dhe pas një kontrolli të imtësishëm u konstatuan armët e ftohta dhe municion luftarak.

128407773_2928932320726453_8794010182658364890_o_1_copy.jpg

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi i shtetasit Denion Fiku, për veprat penale "Mbajtja pa leje e armëve luftarake" dhe "Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë"; si dhe shtetasve Saimir Hallaçi 24 vjeç dhe Andi Çuni 25 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit".

Po ashtu mësohet se i riu i arrestuar është djali i Dëfrim Fikut, kryetar i PD-së në Bulqizë dhe rezulton se është dhe simpatizant i “flaktë” i Partisë Demokratike.

Pas vëzhgimit në rrjetet sociale, i riu shihet se ka postuar foto nga koha kur PD zhvillonte protesta përballë Kryeministrisë. Madje Fiku ka bërë dhe një foto me liderin e PD-së, Lulzim Basha. 

denioni.jpg

Babai i tij, Dëfrim Fiku u rizgjodh për të drejtuar degën e PD-së në Bulqizë në vitin 2018. Më parë, Dëfrim Fiku ka drejtuar Komunën Zerqan.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrestohen dy shqiptarë në Greqi, kishin kthyer shtëpinë në fermë kanabisi
Shifrat e Covid në 24 orët e fundit: Ka rënie të rasteve të reja, por sërish shumë viktima (BILANCI) »
Article Logic
Execution time: 0.010892868041992
array(1) { ["section"]=> string(135) "u-kap-me-shotgun-dhe-kallshnikov-ne-makine-ky-eshte-denion-fiku-djali-i-kreut-te-pd-ne-bulqize-dhe-simpatizant-i-flakte-i-bashes-229451" }