U kap në Morinë me dy pistoleta, zbulohet lidhja e Fjolla Morinës me biznesmenin që e shoqëronte: I bëri dhuratë Audin luksoz

Publikuar tek: aktualitet, më 11:26 26-09-2020 U kap në Morinë me dy pistoleta, zbulohet lidhja e Fjolla Morinës me biznesmenin që e shoqëronte: I bëri dhuratë Audin luksoz FotoMontazh: Fjolla Morina - Fisnik Syla

Këngëtarja Fjolla Morina u arrestua pak ditë më parë në Morinë sepse u kap me dy armë zjarri pistoleta me vete, ndërsa në pranga ranë dhe dy personat që e shoqëronin, biznesmeni Fisnik Syla dhe shoferi Fitim Muji.

Mirëpo, mesa duket personat që e shoqëronin Fjollën nuk ishin aq të rastësishëm, të paktën njëri prej tyre jo. Gazeta Shqiptare mëson se biznesmeni Fisnik Syla është i dashuri i këngëtares dhe sipas GSH, është pikërisht ai që i ka blerë këngëtares Audin Q7 luksoz

Fisnik Syla është djali i biznesmenit të njohur shqiptar nga Kosova Agim Syla. Ata kanë në Belgjikë një rrjet prej 5 hotelesh, në zonën e Sint-Niklaas, ndërsa vet Fisniku është president i ekipit të futbollit FC Gerda Waasland.

Syla është pikërisht personi që ‘përkëdhel’ me dhurata luksoze këngëtaren seksi. Ndonëse më i ri në moshë, të dy kanë pak kohë që frekuentohen, duke shijuar këtë marrëdhënie mes Belgjikës dhe Prishtinës. Kjo lidhje duket se ka pak kohë që ka nisur, por të dy kanë vendosur ta shijojnë pa fund.

Gjykata e la këngëtaren në masën “Arrest shtëpie”, ndërsa biznesmeni Syla dhe Fitim Muji janë në “Arrest me burg”. Fotot e mëposhtme janë shkrepur në Kukës, aty ku Fjolla Morina qëndron në masën e sigurisë.

Screenshot_1_copy.jpg
Screenshot_2_copy.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012948036193848
array(1) { ["section"]=> string(130) "u-kap-ne-morine-me-dy-pistoleta-zbulohet-lidhja-e-fjolla-morines-me-biznesmenin-qe-e-shoqeronte-i-beri-dhurate-audin-luksoz-221730" }