Pak më herët, Policia e Tiranës ka arrestuar edukatoren e një kopshti privat , e cila ka dhunuar fizikisht dy fëmijë të mitur.
Denida Rexhepi është 30 vjeçarja, e cila është filmuar nga kamerat e sigurisë duke keqtrajtuar dy fëmijët në ambjentet e kopshtit.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur në 30 dhe 31 maj.
Kallëzimi është bërë nga një nënë 19-vjeçare J.B dhe një tjetër 28-vjeçare me inicialet M.L të cilat kanë thënë në komisariat se fëmijët e tyre janë dhunuar fizikisht nga edukatorja e kopshtit privat.