U kapën 1.5 ton marijuanë në gomone, shkon në 9 numri i të arrestuarve, mes tyre 5 shqiptarë

Publikuar tek: aktualitet, më 11:09 11-04-2017 U kapën 1.5 ton marijuanë në gomone, shkon në 9 numri i të arrestuarve, mes tyre 5 shqiptarë

Ka shkuar në 9 numri i të arrestuarve pas kapjes se 1.5 ton marijuanë në 3 gomone në Itali pak ditë më parë.

Janë arrestuar në Greqi dy shtetas grekë si të implikuar në trafikun e drogës. Si pjesë e grupit deri tani janë arrestuar 5 shqiptarë dhe 4 grekë.

Po ashtu janë  sekuestruar të hedhura nga gomonia 1 ton 449 kg marijuanë në Itali si dhe 2 gomone, 1800 euro, 13 celularë.

Të arrestuarit konsiderohen pjesë e një grupi kriminal të trafikut të drogës Shqipëri-Itali.

Sipas policisë greke në fillim të prillit ky grup është marrë me përgatitjen e një gomoneje që ishte magazinuar në Athinë.

Njoftimi i Policisë SHQIPTARE (7 prill):

Një tjetër gomone me lëndë narkotike bie në rrjetën e bashkëpunimit të Policisë së Shtetit me parnerët.

Roja Bregdetare dhe QNOD kanë njoftuar për një mjet lundrues të dyshimtë që lëvizte me shpejtësi të madhe në jug të Shqipërisë në afërsi të Korfuzit.

Menjëherë Policia e Shtetit në bashkëpunim me GdF në Durrës dhe Vlorë, kanë sinjalizuar dhe janë aktivizuar njësitë Guardia di Finanza në Bari e Taranto, si dhe dispozitivi Frontex.

Pas interceptimit në det në afërsi të Kalabrisë ka filluar një ndjekje e gjatë në det të gomones oqeanike me motorë të fuqishëm nga 400 cv. Ndjekja ka filluar në mbrëmjen e datës 6 Prill dhe ka përfunduar rreth orës 16:00 të datës 7 Prill në pjesën fundore të Greqisë, falë edhe informimit në kohë reale të Rojes Bregdetare Greke e cila ka aktivizuar të gjithë potencialin e saj. Janë arrestuar tre skafistët që ishin në bord.

Kanë filluar procedurat e identifikimit të tyre. Ndërsa janë rekuperuar dhe sekuestruar rreth 1500 kg.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dëshmon gruaja e Artan Cukut: Dëgjova krismat dhe thirrjet poshtë, nisa të zbres por...
MEGA-OPERACION NDËRKOMBËTAR DROGE/ Arrestohen 22 persona (EMRAT+VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.011284112930298
array(1) { ["section"]=> string(96) "u-kapen-1-5-ton-marijuane-ne-gomone-shkon-ne-9-numri-i-te-arrestuarve-mes-tyre-5-shqiptare-74800" }