U kapën me drogë në makinë, arrestohet vajza dhe djali shqiptar në Itali

Publikuar tek: aktualitet, më 15:52 24-04-2019 U kapën me drogë në makinë, arrestohet vajza dhe djali shqiptar në Itali Foto ilustruese

Policia italiane ka arrestuar ditën e sotme dy shqiptarë, pasi u kapën me drogë.

Mediat e shtetit fqinj raportojnë se 33-vjeçari dhe vajza 22-vjeçare po udhëtonin me një makinë me targa gjermane në momentin që u ndaluan nga patrulla.

Në automjetin që po udhëtonin shqiptarët policia gjeti dhe sekuestroi 19 kg kokainë të ndarë në disa pako, ndërsa mendohet se nëse do të shitej në treg do të kapte shifrën 2 milionë euro.

Mësohet se 33-vjeçari jetonte prej disa kohësh në zonën e Varezes, ndërsa vajza në Shqipëri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0882248878479
array(1) { ["section"]=> string(78) "u-kapen-me-droge-ne-makine-arrestohet-vajza-dhe-djali-shqiptar-ne-itali-161701" }