U kapën me kokainë në makinë, gjykata dënon me 3 vite e gjysmë burg 2 shqiptarët

Publikuar tek: bota, më 18:58 13-02-2020 U kapën me kokainë në makinë, gjykata dënon me 3 vite e gjysmë burg 2 shqiptarët Foto ilustruese

Gjykata e Asamblesë Penale, e kryesuar nga gjykatësi Amos Pagnamenta ka dhënë dënimin me 3 vite e gjysmë burg për 2 shqiptarët e kapur me drogë në makinë,

Droga do të shpërndahej në Francë, Austri, Zvicër dhe Itali, ndërsa ishte marrë nga Holanda.

Shqiptarët e moshës 28 dhe 43 vjeç, u thirrën të dëshmonin për dy transporte kokaine, të cilat u bënë midis muajve prill dhe maj, të një sasie 2.3 kilogram në total.

Ata u dëbuan edhe nga Zvicra për 8 vite.

Në vendkalimin Chiasso-Brogeda, në 21 maj, rojet gjetën në makinën e shqiptarëve rreth 2.3 kilogram kokainë dhe 10 mijë euro.

Shqiptarët pranuan fajësinë, duke thënë se do të përfitonin një tarifë prej 2 mijë eurosh nëse do ta kishin dorëzuar mallin.

43 vjeçari është theksoi para gjykatësit se e kishte kryer këtë punë për të paguar shpenzimet mjekësore të gruas së tij, e cila është sëmurë rëndë, por edhe për nënën tetraplegjike dhe 3 fëmijët e mitur.

Ndërkohë për 28 vjeçarin rrethanat ishin të ndryshme, pasi avokati insistoi se klienti I tij nuk kishte dijeni për mallin.

Gjithsesi dënimi për të dy u ul në 3 vite e 6 muaj, duke parë edhe rrethanat lehtësuese.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019397974014282
array(1) { ["section"]=> string(86) "u-kapen-me-kokaine-ne-makine-gjykata-denon-me-3-vite-e-gjysme-burg-2-shqiptaret-195102" }