Elda Tabaku është ish-bashkëshortja e ish-deputetit të Partisë Socialiste, Hamit Kosta, e cila u kërcënua me armë për motive që nuk dihen ende.
Ajo bëri kallëzimin në polici ndërsa Kosta u arrestua dy ditë më parë, pasi u akuzua për veprat penale “kanosje” dhe “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Burime nga Policia e Elbasanit bënë të ditur se ish-deputeti nuk e ka pranuar pretendimin e shtetases Elda Tabaku, 38 vjeçe. Pas një bashkëjetese rreth 10-vjeçare, ata i kanë dhënë fund marrëdhënies, por siç mësohet kanë një vajzë së bashku.
Foto e saj ka qarkulluar sot në rrjetet sociale.