U kërkoi 500 euro/ Kapet 27 vjeçari në Korçë me 12 klandestinë në ‘Citroen’, premtoi t'i kalojë drejt vendeve të BE

Publikuar tek: aktualitet, më 16:22 27-01-2020 U kërkoi 500 euro/ Kapet 27 vjeçari në Korçë me 12 klandestinë në ‘Citroen’, premtoi t'i kalojë drejt vendeve të BE Foto ilustruese

Një 27 vjeçar është arrestuar në Korçë pasi po transportonte 12-të klandestinë.

 I arrestuari me iniciale A.Sh është kapur në flagrancë në qytetin e Bilishtit, pasi në mjetin e tij ‘Citroen’ kishte 12 klandestinë që po i transportonte drejt Tiranës.

27 vjeçari u kishte premtuar atyre se do ti kalonte drejt vendeve të BE, kundrejt një pagese prej 500 euro.

Policia pasi ka arrestuar 27 vjeçarin nga Tirana, është vënë në kërkim të disa personave të tjerë që dyshohet se ishin bashkëpunëtorët me të cilët do kryente transportin.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”, për të cilën parashikohet nga pesë deri në dhjetë vjet burg.

“Në unazën e qytetit të Bilishtit, ky shtetas u kap duke transportuar me mjetin tip “Citroen”, në drejtim të Tiranës 12 shtetas të huaj, të cilëve iu kishte premtuar kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitimit prej 500 euro”, thuhet ndër të tjera në njpftimin e policisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0087120532989502
array(1) { ["section"]=> string(118) "u-kerkoi-500-euro-kapet-27-vjecari-ne-korce-me-12-klandestine-ne-citroen-premtoi-t-i-kaloje-drejt-vendeve-te-be-193300" }