U kërkoi çaj prindërve dhe u gjet pa ndienja, zbardhen detaje rrënqethëse nga vdekja e 16 vjeçares shqiptare në Itali (LIDHJA ME NJË DJALË MË TË MADH)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:41 18-02-2020 U kërkoi çaj prindërve dhe u gjet pa ndienja, zbardhen detaje rrënqethëse nga vdekja e 16 vjeçares shqiptare në Itali (LIDHJA ME NJË DJALË MË TË MADH) Aurora

Detaje të reja kanë dalë nga hetimet për vdekjen misterioze të 16 vjeçares shqiptare Aurora Grazini këtë të shtunë në Montefiascone, në provincën e Viterbo e cila pasi ka dalë nga spitali është gjetur pa ndienja pasi u largua nga shtrati i prindërve.

 “Ne do të luftojmë me të gjitha forcat për të sqaruar vdekjen e Aurorës. Së pari për të sesa për ne”, kanë thënë prindërit e të resë.

Vdekja ka ndodhur në rrethana të paqarta. Ngjarja e rëndë ndodhi pasi ajo la ambientet e spitalit Belcolle ku kishte shkuar për shkak se nuk ndihej mirë, sepse ditët e fundit ishte prekur nga sulme të shumta paniku.

Dje karabinierët u kthyen në shtëpinë e vajzës dhe biseduan me dy prindërti e saj.Një detaj prekës ka dalë në dritë dhe mësohet se natën e fundit para vdekjes vajza kishte shikuar pranë prindërve në agim dhe u ka kërkuar t’i bënin një çaj bimor, shkruan newsbomb. Pas kthimit në dhomën e gjumit, Aurora kishte ndërruar jetë.

Megjithëse familjarët kanë njoftuar menjëherë ambulancën, ndërhyrja ka qenë tepër vonë pasi 16-vjeçarja kishte vdekur.

Autopsia që është planifikuar të dalë nesër do të përcaktojë shkaqet e vdekjes. Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza dërgoi inspektorët për të hedhur dritë mbi çështjen të cilët konfirmuan ankthin me të cilin e reja shkoi në dhomën e urgjencës.

Mësohet se mjekët i këshilluan të shkojë tek një psikolog pasi dëgjuan edhe nënën e cila i shpjegoi momentin e vështirë që vajza po jetonte. Të afërmit e Aurorës përjashtojnë që vajza mund të ketë marrë ndonjë gjë tjetërpasi u largua nga spitali.

Vëmendja e hetimeve ishte përqendruar edhe në marrëdhënien sentimentale të përfunduar së fundmi midis saj vjeçarit dhe një djali më të madh, i cili, sipas të afërmve, "kishte një mënyrë jetese ndryshe nga ajo dhe familja e saj".

Sakaq mediet italiane raportojnë se ajo kishte munguar në shkollë për 10 ditë pastaj ishte kthyer. Shqetësuese ishte bërë dhe një notë e keqe të cilën e kishte korrigjuar. Nesër pasi të dalë autopsia do të zbardhen shkaqet e vdekjes tragjike të Aurorës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0065882205963135
array(1) { ["section"]=> string(154) "u-kerkoi-caj-prinderve-dhe-u-gjet-pa-ndienja-zbardhen-detaje-rrenqethese-nga-vdekja-e-16-vjecares-shqiptare-ne-itali-lidhja-me-nje-djale-me-te-madh-195598" }