“U kërkua çelje imediate e negociatave”, Rama shpjegon shtyrjen me një vit: 12 muaj nga sot

Publikuar tek: barometri, më 08:24 28-06-2018 “U kërkua çelje imediate e negociatave”, Rama shpjegon shtyrjen me një vit: 12 muaj nga sot

Kryeministri Edi Rama ka pranuar se çelja e negociatave është shtyrë me një vit, vendim i marrë dje nga Bashkimi Europian, duke thënë se vendet që mbështetën Shqipërinë kërkuan datë imediate.

 

Rama u shpreh se kompromisi i gjetur mes 25 vendeve që u reshtuan krah Shqipërisë dhe tre vendeve kundër, është zgjidhje optimale për vendin tonë.

“Vendosja më në fund e datës”, tha Rama “është zgjidhje optimale që blindon rrugën e Shqipërisë drejt BE-së, tashmë me një kalendar të miratuar nga KE”.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Dua ta theksoj që data për çeljen e negociatave nuk është asnjëherë imediate por ka gjithmonë një kohë në mes. Ky ka qenë edhe thelbi i debatit për 72 orë, shumë i tensionuar, mes 25 vendeve që u reshtuan në krah të Shqipërisë dhe Maqedonisë, duke këkruar një datë imediate. Dhe tre vende të tjera të cilat për 70 orë me radhë e refuzuan vendosjen e një date.

Vendosja më në fund e datës, 12 muaj nga sot, është absolutisht një zgjidhje optimale kompromisi, e cila e blindon rrugën e Shqipërisë me një kalendar të miratuar nga KE.

Nuk ka kushte të reja për të marrë çeljen e negociatave. Por ka një afat për thellimin e zbatimit për reformat, që tanimë ka nisur. Si me datë, si pa datë vetingu do të vazhdonte pa luhatje, beteja për shtetbërjen e Shqipërisë do të vijonte, që nga thellimi i luftës kundër krimit dhe korrupsionit e deri te azilkërkimi i paligjshëm.

Dhe së fundi, kërkesa për të zbatuar rekomandimet e OSBE-ODIHR në kodin zgjedhor na vjen si dhuratë nga qielli, sepse tashmë opozita nuk do të rrëzojë një nga kërkesat e lashta të OSBE për depolitizimin e komisioneve zgjedhore.

Nuk do të jetë e thjeshtë, është pjesa jonë e brendshme, në këtë vit të plotë përgatitor për tryezën e negociatave. Tani të dashur miq e të nderuar kolegë, shpreh mirënjohjen dhe falenderimt e këtij rasti të posaçëm për miqtë që na ndihmuan kaq shumë për këtë moment të rëndësishëm. Siç e di unë por duhet ta dini edhe ju, pa miqtë që iu gjendën Shqipërisë shumë pranë, vendi ynë do të kishte mbetur në det të hapur. Dhe nëse do të mbeteshim pa datë ankorimi këtë herë, një zot e di se kur do të kthehej në tryezë mundësia e dytë për një datë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024598121643066
array(1) { ["section"]=> string(94) "u-kerkua-celje-imediate-e-negociatave-rama-shpjegon-shtyrjen-me-nje-vit-12-muaj-nga-sot-125985" }