U kërkua me urgjencë nga Taulant Balla, përfundon mbledhja e kryesisë së PS, zbardhen porositë e Edi Ramës

Publikuar tek: politike, më 11:05 09-01-2018 U kërkua me urgjencë nga Taulant Balla, përfundon mbledhja e kryesisë së PS, zbardhen porositë e Edi Ramës

4 ditë pas mbajtjes së Asamblesë së PS, mëngjesin e sotëm është zhvilluar mbledhja e kryesisë.

Ky takim erdhi pas thirrjes së kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla në asamblenë e të shtunës për mbledhjen e kryesisë, ndërsa i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, si dhe sekretarët organizativë.

Mësohet se në mbledhjen e kryesisë është diskutuar për vendimet e asamblesë dhe për çeshtjet organizative brenda PS.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ka urdhëruar që të punohet me zgjedhjet në parti, aty ku ka kaluar afati. Rama ka kërkuar po ashtu të punohet edhe me bazën dhe të bëhen zgjedhjet për kryetar partie në PS.  

“Ftoj deputetët, anëtarët e asamblesë që të reflektojnë më shumë për të mbushur gropat e lëna pezull. Kërkoj që të mblidhet sa më parë kryesia për të adresuar problematikat në 200 ditët e ardhshme në këtë bashkëqeverisje. Partia nuk është qëllim, por mjeti bazik për bashkëqeverisjen me njerëzit. Tipari themelori i këtij mandati është besnikëria ndaj cdo qyterari”, u shpreh Balla në asamblenë e PS ditën e shtunë. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098450183868408
array(1) { ["section"]=> string(111) "u-kerkua-me-urgjence-nga-taulant-balla-perfundon-mbledhja-e-kryesise-se-ps-zbardhen-porosite-e-edi-rames-105927" }