SHÇBA ka pezulluar nga detyra një efektiv policie, i cili ditën e sotme ka bërë sherr me dy efektivë të policisë bashkiake.
SHÇBA bën me dije se mënjëherë sapo është vënë në dijeni të rastit ka vendosur pezullimin e efektivit deri në përfundim të hetimeve.
“Drejtoria e Përgjithshme e SHÇBA pas marrjes në dijeni të një konflikti të ndodhur mes një punonjësi të SHÇBA dhe disa punonjësve të Policisë Bashkiake Tiranë, vendosi pezullimin nga detyra, si edhe fillimin e ecurisë disiplinore për shkelje të rëndë ndaj Nd/specialistit të përfshirë në këtë konflikt, me detyrë Trupë Shërbimi pranë Drejtorisë së Përgjithshme të SHÇBA, deri në përfundim të hetimit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
SHÇBA mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit për të gjithë punonjësit, brenda dhe jashtë strukturës së SHÇBA, pavarësisht gradës, apo pozicionit të detyrës,” thuhet në njoftimin e SHÇBA.
Sipas infotmacioneve punonjësi i Forcave Operacionale të SHÇBA-së, Ardit Zenelaj, kanosi dy efektivët me iniciale, V. S. dhe K.K.
Lexo edhe: Sherr mes policëve, punonjësi i SHÇBA-së kanosi dy efektivë të Policisë Bashkiake