U konfliktuan fizikisht me një person, arrestohen babë e bir në Bulqizë, shpallet në kërkim djali tjetër që dhunoi forcat e rendit

Publikuar tek: aktualitet, më 11:08 22-12-2019 U konfliktuan fizikisht me një person, arrestohen babë e bir në Bulqizë, shpallet në kërkim djali tjetër që dhunoi forcat e rendit

Policia e Bulqizës ka arrestuar ditën e sotme dy shtetas, babë e bir dhe është shpallur në kërkim një tjetër.

Mësohet se ata janë konfliktuar fizikisht me një shtetas dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë, të cilët ndërhynë për t’i ndarë.

Në përfundim të veprimeve janë vënë në pranga L. G., 61 vjeç dhe djalit të tij A. G. 31 vjeç, si dhe u shpall në kërkim 29-vjecari A. G., për veprën penale "Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik", kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i Policisë:

U konfliktuan fizikisht me një shtetas, kundërshtuan me dhunë punonjësit e policisë, vihen në pranga babë e bir.

Shpallet në kërkim edhe djali tjetër që ndërhyri për të penguar punonjësit e Policisë me qëllim mosshoqërimin e babait dhe të vëllait.

Në orët e vona të mbrëmjes në Qytetin e Ri, Bulqizë, si pasojë një konflikti të çastit janë konfliktuar me njëri-tjetrin tre shtetas.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë duke parandaluar përshkallëzimin e konfliktit, si dhe kanë bërë shoqërimin për në Komisariat të personave të përfshirë në konflikt.

Në momentet e shoqërimit të shtetasve L. G., 61 vjeç dhe djalit të tij A. G., 31 vjeç, ka ndërhyrë 29-vjeçari A. G. (djali tjetër i shtetasit L. G.) duke kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë.

Në ndihmë të patrullës kanë ardhur shërbime të tjera të Komisariatit të Policisë. 29-vjeçari A. G. duke përfituar nga errësira ka mundur të largohet, ndërsa dy shtetasit e tjerë, babë e bir, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Bulqizë për veprime të mëtejshme.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve L. G., 61 vjeç dhe djalit të tij shtetasit A. G. 31 vjeç, si dhe u shpall në kërkim 29-vjecari A. G., për veprën penale "Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik", kryer në bashkëpunim.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sizmiologu grek takon Ruçin: Merrni masa të rrepta antisizmike për ndërtimet e reja, politika të bashkëpunojë me shkencëtarët
Nuk i bënë mirë llogaritë/ Përgjimet tradhëtojnë autorin e vrasjes në Korçë, si xhaxhai e mësonte të gënjente dhe çfarë thanë prindërit (DETAJE NGA SEANCA NË GJYKATË) »
Article Logic
Execution time: 0.013290166854858
array(1) { ["section"]=> string(135) "u-konfliktuan-fizikisht-me-nje-person-arrestohen-babe-e-bir-ne-bulqize-shpallet-ne-kerkim-djali-tjeter-qe-dhunoi-forcat-e-rendit-190073" }