U konfrontuan me futbollistët e Tiranës, nis procedimi penal për 10 tifozë

Publikuar tek: aktualitet, më 09:20 27-01-2017 U konfrontuan me futbollistët e Tiranës, nis procedimi penal për 10 tifozë

Pas konfrontimit një ditë më parë të disa tifozëve më futbollistët e Tiranës ka nisur procedimi penal për 10 prej tyre.

Burime të polciisë bëjë me dije se ka nisur procedimi për shtetasit me iniciale:

G. Ç., 39 vjeç, A. R., 39 vjeç, R. T., 32 vjeç, D. L., 32 vjeç, S. P., 17 vjeç, R. R., 22 vjeç, A. Ç., 23 vjeç, S. K., 20 vjeç, G. D., 21 vjeç dhe O. G., 21 vjeç, sepse rreth orës 14:00, në rrugën "Bedri Karapici", në fushën e Stadiumit të F.K. Tirana, këta shtetas bashkë me disa tifoza të tjerë të ekipit të Tiranës, kanë manifestuar pa leje, duke bllokuar për disa minuta fushën e stërvitjes të futbollit të ekipit të Tiranës dhe për të kundërshtuar një marreveshje që është bërë midis ekipit të futbollit të klubit të Tiranës dhe ekipit të futbollit të klubit Partizani. Gjithashtu u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A. D., 19 vjeç, banues në Tiranë, sepse dyshohet se ka goditur me pëllëmbë në fytyrë lojtarin e ekipit të Tiranës, G. L. Parshikuar nga Neni 262 i Kodit Penal për dhjetë shtetasit e lartë përmendur dhe Nenet 90 dhe 262 të Kodit Penal, për shtetasin A. D.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « RAPORTI I IDRA-s: Policia e Shtetit institucioni më i besueshëm i shqiptarëve, lë pas Presidentin, Qeverinë, Parlamentin e Gjyqësorin
Dy burra në Tiranë rrahin gratë, njëri e masakron në kokë, fytyrë e trup... (EMRAT) »
Article Logic
Execution time: 0.022620916366577
array(1) { ["section"]=> string(79) "u-konfrontuan-me-futbollistet-e-tiranes-nis-procedimi-penal-per-10-tifoze-66818" }