U kritikua për gjestin ndaj Ermal Metës në Sanremo, Al Bano sqaron keqkuptimin

Publikuar tek: bota, më 18:13 24-02-2017 U kritikua për gjestin ndaj Ermal Metës në Sanremo, Al Bano sqaron keqkuptimin

Në një intervistë në Verissimo të Canale 5, këngëtari italian Al Bano, për herë të parë në televizion pas eliminimit në Sanremo, flet mes të tjerash edhe për një gjest ndaj shqiptarit Ermal Meta, në natën finale të festivalit italian.

Natën e fundit, ndërsa ndaheshin çmimet, kur të dy ishin në skenë, Al Bano i këput një lule buqetës që sapo iu dha Ermal Metës, gjest që nuk kaloi pa u vënë re, madje u kritikua shumë nga publiku.

Por ja si e shpjegon Al Bano këtë veprim: “Meta është i zoti. Këndoi një version të mrekullueshëm  të “Amara Terra mia”. I respektoj shqiptarët, madje edhe unë kam pasaportë shqiptare, nuk do të mund të bëja kurrë gjë kundër tij. Gjesti im i këputjes së lules ishte ironik, sepse ndryshe nga gjithë të tjerët të vlerësuar me çmime që ishin në skenë, vetëm unë nuk kisha gjë në dorë”, raporton ShqiptariiItalisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013626098632812
array(1) { ["section"]=> string(83) "u-kritikua-per-gjestin-ndaj-ermal-metes-ne-sanremo-al-bano-sqaron-keqkuptimin-69852" }