U kritikua për skulpturën e Skënderbeut, flet Sinan Aliaj: Nuk u bazova te Noli apo Barleti, por te perandoria otomane

Publikuar tek: aktualitet, më 22:40 30-11-2020 U kritikua për skulpturën e Skënderbeut, flet Sinan Aliaj: Nuk u bazova te Noli apo Barleti, por te perandoria otomane Sinan Aliaj

Një nga temat më të diskutuara në spektrin social-politik, frymëzuar nga reagimi i opinionit publik është dhe debati për skulpturën e Gjergj Kastriot Skënderbeut në Prizren.

Autori i skulpturës së Skënderbeut, Sinan Aliaj, ka folur lidhur me veprën e tij. I ftuar në emisionin “Open”, ai u shpreh se ishte i kënaqur me punën e bërë.

Më tej, ai shtoi se për të krijuar punën, nuk ishte bazuar tek Marin Barleti, madje as tek Kadareja, Naimi apo Noli, por tek kronikat turke të kohës.

Vasili: Si ndjeheni për veprën dhe punën tuaj?

Aliaj: Unë për vete jam i kënaqur me atë që kam realizuar.

Vasili: Ku jeni bazuar? Në çfarë studimesh historike?

Aliaj: Nuk jam frymëzuar as tek Barleti, Noli, as Naimi dhe as Kadareja. Por tek disa kronistë të kohës. Sulltani e ka dashur më shumë se fëmijët e tij. Jam bazuar tek perandoria otomane, ku edhe u rrit dhe u shkollua.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « I hoqi dhe më pas i riktheu titullin 'Qytetar Nderi i Kukësit', Veton Surroi-Gjicit: Fenomen që rikthen agjitacion-propagandën në demokraci
'S'jap garanci për para të pista në zgjedhje', Lleshaj: Nuk do jem përgjithmonë në këtë post »
Article Logic
Execution time: 0.009376049041748
array(1) { ["section"]=> string(136) "u-kritikua-per-skulpturen-e-skenderbeut-flet-sinan-aliaj-jam-i-kenaqur-nuk-u-bazova-te-noli-apo-barleti-por-te-perandoria-otomane-229711" }