U kthye dje nga Siria, SPAK pritet të marrë në pyetje Floresha Rashën, për rekrutuesit dhe financuesit

Publikuar tek: aktualitet, më 11:36 28-10-2020 U kthye dje nga Siria, SPAK pritet të marrë në pyetje Floresha Rashën, për rekrutuesit dhe financuesit FotoMontazh: Floresha Rasha

Floresha Rasha, gruaja që u kthye dje nga Siria bashkë me tre fëmijët e saj pritet të merret në pyetje nga Struktura e Postaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

SPAK do të kërkojë nga gruaja e radikalizuar se cilët janë personat që e kanë rekrutuar atë dhe familjen e saj vite më parë, dhe cilët janë financuesit e dërgimit të tyre në mbështetje të të ashtuquajturës lufta për xhihad në Siri.

Prokurorët e Posaçëm do të verifikojnë të gjitha detajet e udhëtimit të Floresha Rashës në Siri, 7 vite më parë.

Floresha Rasha u kthye dje në Shqipëri bashkë me tre fëmijët e saj, Amar, Emel dhe Hatixhe Rasha. Por ndryshe nga të tjerët dhe ndryshe nga si iku në 2013 në Siri, Floresha u kthye me karrocë me rrota për invalidët.Nuk dihet se çfarë ka ndodhur me të që ka përfunduar në karrocë.

Dje bashkë me anëtarët e familjes Rasha, është marrë nga kampi Al-Hol dhe Endri Dumani, 11 vjeçari që qëndronte në kamp prej 6 vitesh. Ndërkohë, motra e tij Eva Dumani mësohet se pasi ka bërë gati të vëllanë për ta dorëzuar te Gjysmëhëna e Kuqe, është fshehur.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Avokati Gjergj Neli shtrohet në spital pas arrestimit, gruaja e tij akuzon policët për dhunë
I tha ‘shiko punën tënde’, Meta i përgjigjet Ramës: Lexo Kushtetutën, presim me padurim përgjigjet »
Article Logic
Execution time: 0.012770175933838
array(1) { ["section"]=> string(107) "u-kthye-dje-nga-siria-spak-pritet-te-marre-ne-pyetje-floresha-rashen-per-rekrutuesit-dhe-financuesit-225473" }