U kthye në Afrikën e Jugut nga Londra, vdes nga koronavirusi shkencëtarja e famshme që i kushtoi jetën gjetjes së metodave për parandalimin e HIV

Publikuar tek: bota, më 23:40 01-04-2020 U kthye në Afrikën e Jugut nga Londra, vdes nga koronavirusi shkencëtarja e famshme që i kushtoi jetën gjetjes së metodave për parandalimin e HIV Gita Ramjee, shkencëtarja me famë botërore nga Afrika e Jugut

Gita Ramjee, shkencëtarja me famë botërore nga Afrika e Jugut që i kushtoi shumë vite të jetës gjetjes së metodave për parandalimin e HIV, ka vdekur si pasojë e prekjes nga koronavirusi.

Al Jazeera raporton se Ramjee vdiq të martën në një spital në Durban në Bregun Lindor, në moshën 64 vjeçare.

Ndërkohë, mediat vendase raportojnë se Ramjee u kthye në Afrikën e Jugut kohët e fundit pas një udhëtimi në Londër. Ajo nuk kishte asnjë simptomë, por më vonë u sëmur dhe u shtrua në spital ku nuk mundi dot të fitonte betejën me covid-19.

Gita Ramjee u njoh ndërkombëtarisht për punën e saj në fushën e kërkimit të mikrobicitëve, ndërsa mesazhet e ngushëllimit pas njoftimit për vdekjen e saj kanë qenë të shumta nga gjithë bota, ku puna e saj preku miliona njerëz.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0092549324035645
array(1) { ["section"]=> string(151) "u-kthye-ne-afriken-e-jugut-nga-londra-vdes-nga-koronavirusi-shkencetarja-e-famshme-qe-i-kushtoi-jeten-gjetjes-se-metodave-per-parandalimin-e-hiv-200994" }