U kthye vonë në shtëpi, shqiptari Petrit Lekaj pranon vrasjen e vajzës në Australi

Publikuar tek: aktualitet, më 22:13 19-08-2019 U kthye vonë në shtëpi, shqiptari Petrit Lekaj pranon vrasjen e vajzës në Australi Babai Petrit Lekaj dhe vajza e tij e ndjere Sabrina Lekaj

Petrit Lekaj, babai i të ndjerës Sabrina Lekaj ka pranuar vrasjen e vajzës rreth një muaj më parë në Adelaide të Australisë.

Mediat australiane shkruajnë se 49 vjeçari shqiptar ka dalë sot para trupës gjykuese dhe ka pranuar se ka ekzekutuar ai mizorisht vajzën e tij 20 vjeçare pasi kishte shkuar vonë në shtëpi, raporton newsbomb.al.

20 vjeçarja u gjet e vdekur në një makinë afër shtëpisë së familjes në periferi të Kidman Park, ndërsa në sediljen tjetër ishte ulur dhe babai i saj, Petrit Lekaj, i cili ishte po ashtu i plagosur dhe me dëmtime të rënda në pjesën e barkut.

Pas qëndrimit në spital, Petrit Lekaj ka dalë para Gjykatës në Port Adelaide dhe ka pranuar krimin, ndërsa në nëntor do të dalë para Gjykatës Supreme për të marrë dënimin përfundimtar. Në Australi dënimi minimal për vrasje është 20 vite, ndërsa 49 vjeçari shqiptar pritet të marrë ulje pasi ka pranuar krimin. /NEWSBOMB.AL

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0099351406097412
array(1) { ["section"]=> string(88) "u-kthye-vone-ne-shtepi-shqiptari-petrit-lekaj-pranon-vrasjen-e-vajzes-ne-australi-175821" }